Abazi: Kur e takova Kurtin, e nxori një dosje për të më treguar se më përcjell çka bëj

0 minutes, 55 seconds Read

Deputeti Haki Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti mban evidencë për bashkëpartiakët e tij.

Ai tha se ka kërkuar takim me Kurtin për sqarim për atë se çka ka ndodhur me të dhe grupin Parlamentar derisa shtoi se kur u takua, kryeministri pati me vete një dosje.

“Kur e takova Kurtin e nxori një dosje për mua, për t’më treguar se me përcjell çka bëj”, tha Abazi në T7.

Ndër të tjera, deputeti Abazi ka deklaruar ende nuk e ka të qartë se si u prish raporti i shëndoshë që kishte me Qeverinë Kurti.

Ai tha se ka njerëz në VV që bënë një luftë speciale kundër tij.

“Me vendimin për përjashtimin nga GP, nuk reprezentoj më Vetëvendosjen. Jam deputet i pavarur. As sot nuk e kam të qartë, se përse nga një raport i shëndoshë në Qeverinë Kurti I, kemi kaluar në një luftë speciale në zgjedhjet e dyta për të më eliminuar nga pozita e deputetit”, ka thënë Abazi.

Publikime te ngjashme