Nxënësit rrahin brutalisht nëndrejtoreshën

0 minutes, 45 seconds Read

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në SHBA, ku nxënësit e një shkolle 9-vjeçareje rrahën nëndrejtoreshën, e cila shkoi të ndalonte një sherr mes tyre.

Nëndrejtoresha përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup.

VIDEO

Ngjarja ndodhi në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen. Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale.

Babai i mësueses së lënduar tregon se ajo ka dhimbje në kokë dhe do t’i nënshtrohet një skaneri, teksa kërkon drejtësi mbi autorët e sulmit. Për ngjarjen reaguan dhe mësuesit e tjerë të shkollës, të cilët deklaruan se ndihen të pasigurt brenda ambienteve ku ushtrojnë detyrën.

Publikime te ngjashme