Tronditet sërish Turqia: katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi i dytë brenda dy ditësh në shkolla

1 minute, 11 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë juglindore këtë të mërkurë, ku një nxënës la të vdekur të paktën katër persona, mes tyre edhe bashkëmoshatarë, dhe plagosi mbi 20 të tjerë në një shkollë të mesme, sipas konfirmimit të guvernatorit lokal, duke shënuar kështu sulmin e dytë të këtij lloji brenda vetëm 48 orësh.

Bilanci tragjik në provincën e Kahramanmarasit përfshin tre nxënës dhe një arsimtar që humbën jetën gjatë këtij incidenti, bëri të ditur para gazetarëve guvernatori Mukerrem Unluer.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, edhe vetë autori i këtij akti të përgjakshëm ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Guvernatori sqaroi tutje se sulmuesi ishte nxënës i klasës së tetë, i cili kishte arritur t’i fshehë armët e zjarrit të prindit të tij brenda çantës së shkollës për të realizuar sulmin e planifikuar.

Rastet e të shtënat në institucionet arsimore konsiderohen historikisht si dukuri jashtëzakonisht të rralla për shtetin turk.

Vetëm një ditë më parë, të martën, një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë tjetër në provincën e Sanliurfas, duke lënë të lënduar rreth 16 persona, përfshirë nxënës e mësues, para se t’i jepte fund jetës së tij./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme