LDK hap dyert për Vjosa Osmanin në emër të unifikimit të të djathtës

1 minute, 42 seconds Read

Visar Azemi, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se subjekti i tij synon riintegrimin e të gjithë ish-pjesëtarëve, duke lënë hapësirë të qartë edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë një prononcimi për media rreth temës së njehsorëve, Azemi është ballafaquar me pyetjen mbi mundësinë reale të rikthimit të Osmanit në radhët e kësaj partie.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Besoj se këto zhvillime do të qartësohen ditëve në vijim. LDK-ja është e përkushtuar për kthimin e secilit anëtar, andaj edhe për Vjosa Osmanin ka vend në shtëpinë tonë politike, pasi konsolidimi i të djathtës është i domosdoshëm pas dëmtimeve të proceseve të kaluara dhe synimit tonë për unifikimin e plotë të partisë”, deklaroi ai.

Osmani kishte paralajmëruar rikthimin në “aktivitetin politik” duke synuar një mandat të dytë presidencial, mirëpo pas humbjes së mbështetjes nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo ka mbetur aktualisht jashtë pozicioneve udhëheqëse. Në kulmin e diskutimeve politike, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar publikisht performancën e saj si një “kandidate të shkëlqyer”.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri, në të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin e Osmanit për shpërndarjen e legjislativit më 6 mars.

Ndonëse Vetëvendosje ka proceduar kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxhës për këtë post, procesi i votimit ka dështuar të nisë deri më tani si pasojë e mungesës së kuorumit të nevojshëm parlamentar.

Vjosa Osmani, e cila ishte figurë kyçe në LDK para se të formonte Listën Guxo dhe të bashkëpunonte me LVV-në, mori postin e presidentes më 2021 vetëm pasi LDK-ja e asaj kohe vendosi t’ia mundësonte qëndrimin në sallë për kuorum./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme