Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se ai dhe familja Thaçi do ta përkrahin Përparim Ramën në garën për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet që mbahen më 9 nëntor.
Sipas Albin Thaçit, ky vendim është marrë për shkak të respektit dhe qëndrimit njerëzor që Përparim Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi gjatë momenteve më të vështira.
Reklamë
Ky qëndrim publik i familjes Thaçi vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve vendore, duke u parë si një sinjal mbështetjeje që mund të ketë peshë në garën për kryeqytetin./lajmishqip.net
