Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kërcënojnë bojkotin e Eurovision 2026 nëse merr pjesë Izraeli

1 minute, 3 seconds Read

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së mundshme të Izraelit në Eurovision 2026, duke rritur gjasat për një bojkot të mundshëm.

Transmetuesi kombëtar irlandez RTE deklaroi se vendi nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision nëse Izraeli do të lejohet të garojë. “Vendimi përfundimtar do të merret pasi EBU (Bashkimi Evropian i Transmetimeve) të marrë qëndrimin e saj, por pjesëmarrja e Irlandës në këto rrethana do të ishte e paarsyeshme, duke pasur parasysh humbjen e tmerrshme të jetëve në Gaza”, thuhet në njoftimin e RTE.

Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, deklaroi të hënën se Spanja mund të tërhiqet nëse Izraeli nuk përjashtohet nga festivali. Po ashtu, transmetuesi publik i Sllovenisë, RTV Slovenija, bëri të ditur të premten se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraelit i lejohet rikthimi në kompeticion vitin e ardhshëm.

Ky presion në rritje ndaj EBU-së vjen mes debatit të fortë mbi rolin e Izraelit në garën e njohur muzikore, në një kohë kur situata në Gaza mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme