Skulptori, Sabri Behramaj ka punuar skultpturën e Leotrimit të ndjerë, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë.
Një ngjarje e trishtë i ndodhi Leutrim Ahmetit, ku nëna e tij edhe tregon fjalët e djalit të saj të vdekur, pas plagosjes.
“Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark!
Jam sëmut prej barkut”.
Kur nëna ia hap barkun, e sheh se ai është i plagosur rëndë, sa edhe zorrët i kishin dalë, e i cili ndërron jetë pas disa orëve.
E autori i skultpturës, thotë se kjo vepër ka mesazh të qartë.
“Mesazhi i skultpturës është me e tregu ngjarjen, atë që ka ndodh. Unë e kam dëgjuar intervistën e profesorit, Nusret Pllana me nënë e Leutrimit dhe më bëri me lot. Pas asaj interviste ia qita një kusht vetës, që ta realizoja një vepër, për të i’a dedikuar Leutrimit”, tha Behramaj në Orën Shtatë të Klan Kosovës.
“E kam pasur shumë të vështirë realizimin e kësaj skulpture, pasi që më kujtohej ngjarja”.