Protestuesit me gjetje interesante, pankartat me shkrimin “Narcos nga Ramaflix” tërheq vëmendjen

0 minutes, 29 seconds Read

Protestuesit e opozitës janë përplasur që në fillim me forcat e shumta të policisë që kanë blinduar Kuvendin e Shqipërisë.

Tensionet u shënuan për shkak se protestuesit kanë përgatitur një skenografi ku do digjen figurat e krimit qeveritar.

Në pankartat e protestuesve janë të vulosur në mënyrë simbolike shkrimet “Narcos nga Ramaflix” në portretet e disa prej pjesëtarëve të qeverisë.

Protestuesit kanë vendosur edhe disa goma përpara Kuvendit dhe i kanë vënë flakët atyre duke krijuar një situatë të vështirë për forcat e policisë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme