Rita Ora nuk heziton asnjëherë të kujtojë dhe të përmend në postimet e saj origjinën shqiptare.
Këngëtarja me famë botërore ka bërë disa projekte që e lidhin me rrënjët e saj, përfshirë “Shine Ya Light”, koncerte në Kosovë, e organizime të tjera.
Ajo ka kujtuar publikimin e albumit “Bang”, të cilin e ka realizuar edhe në versionin akustik, e që videoklipin e këngës e kishte realizuar e veshur me veshje kombëtare.
“WOW jam e mahnitur nga të gjitha komentet tuaja për performancën akustike të “Bang”! Më pëlqeu kjo epokë dhe krijimi i këtij mini-filmi për projektin, një letër e pastër dashurie për shtëpinë time” ka shkruar Rita.