Tri vjet në Qeveri, Kurti: Rritëm ekonominë, paratë i shpërndamë përmes pakove të ndryshme

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për tri vjet në qeverisje kanë arritur që ta rrisin ekonominë.

Ai tha se paratë i kanë shpërndarë përmes paketave të ndryshme, duke përfshirë sfidat me pandeminë, inflacionin, energjinë etj.

Gjatë intervistës për RTK-në, të enjten, Kurti ka thënë se gjatë këtyre viteve janë përballur me shumë sfida.

“Këto tri vite ishin për plotë sfida, por edhe të arritura. Ku besoj që një nga të arriturat kryesore është fakti që kemi ngritur Kosovën sa i përket ekonomisë, prej 6.2% të GDP-së, këtë e kemi shpërndarë përmes pakove prej ballafaqimit me pandeminë, inflacion, krizë energjetike deri tek subvencionime të ndryshme që i kemi bërë gjithë andej” ka thënë Kurti.

Publikime te ngjashme