Komenti epik i Elza Ujkanit në njoftimin e Komunës së Prishtinës për erërat e forta

0 minutes, 42 seconds Read

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë kishte erëra të forta. Për rrezikun nga erërat e forta, komuna doli me një njoftim për qytetarët, duke iu kërkuar që të kenë kujdes të shtuar.

Epik ka qenë komenti i Elza Ujkanit, 23-vjeçares që u lëndua rëndë pas rënies së kulmit teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës.

Design Plus Carousel Ad

Ajo ka ironizuar me një koment në njoftimin e fundit të Komunës së Prishtinës.

“Oki”, ka shkruar Elza në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se Ujkani ishte e shtrirë për disa ditë në spital pas gjendjes së rëndë shëndetësore. Pas disa ditësh asaj i kishte ardhur vetëdija dhe gjendja shëndetësore i ishte përmirësuar.

Publikime te ngjashme