30-vjeçari irakian djeg Kuranin në ditën e Bajramit në Suedi (Video)

1 minute, 21 seconds Read

Gjykata e Suedisë ka dhënë leje që një refugjat irakian ta djeg librin e shenjtë të Kuranit të mërkurën në ditën e festës së Bajramit të Kurbanit, jashtë xhamisë qendrore në Stokholm.

Siç raporton DW, 30-vjeçari që mori lejen, fillimisht ka grisur faqe nga Kurani, i ka fshirë ato në këpucën e tij e më pas u ka vënë flakën.

https://twitter.com/its_maria012/status/1674063731033010179

E gjithë këtë ngjarje u mblodhën ta shohin rreth 200 njerëz, përfshirë edhe ata që e kundërshtonin këtë veprim. Madje një burrë është arrestuar për shkak se kishte tentuar ta gjuajë një gur.

Suedia rrallë ndalon protestat, madje edhe ato që mund të konsiderohen si forma të nxitjes në vende të tjera

Djegia e librit mund të rrezikojë më tej përpjekjet e Suedisë për të kapërcyer kundërshtimin e Turqisë ndaj ofertës së saj për anëtarësim në NATO.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj djegies së mëparshme të Kuranit duke thënë se Suedia nuk duhet të bashkohet me aleancën.

Aktin e kryer e dënoi kryediplomati turk, Hakan Fidan, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ndërsa Maroku ka tërhequr ambasadorin e saj nga Suedia për një periudhë të pacaktuar.

Ministria e Jashtme e Marokut thirri gjithashtu të ngarkuarin me punë të Suedisë në Rabat dhe shprehu “dënimin e fortë të mbretërisë për këtë sulm dhe refuzimin e këtij akti të papranueshëm”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme