Tensione në BeH, Dodik sfidon rendin kushtetues duke kërkuar bashkim me Serbinë

2 minutes, 18 seconds Read

Presidenti i entitetit të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik ka bërë thirrje për bashkim të Republika Srpska me Serbinë.

Dodik, i cili është vënë në shënjestër të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për përpjekjet e supozuara për destabilizimin dhe korrupsionin, ka kërcënuar vazhdimisht se do të shtyjë përpara pavarësinë e Republika Srpska.

Një iniciativë e tillë e Presidentit Dodik vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të mblidhte seanca dhe të merrte vendime pa gjyqtarë serbë, ndërsa vendet vakante mbeten të paplotësuara, pasiqë Republika Srpska ka dështuar të emërojë një kandidat të ri për të plotësuar një vend vakant në Gjykatë, ndërsa Dodik dhe aleatët e tij i kanë bërë thirrje gjyqtarit të mbetur serb të tërhiqet nga gjykata, për të cilin ata thonë se ka vepruar kundër interesat serbe.

Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe (Republika Srpska) votoi për të injoruar çdo vendim dhe akt të gjykatës kushtetuese në territorin e saj dhe për të bojkotuar bisedimet mbi reformat e nevojshme për integrimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian.

Pas veprimeve të fundit të Dodik, ai po akuzohet se ka shkelur nenin 156 të Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili parasheh që “kushdo që, me forcë fizike ose kërcënim me forcë fizike, tenton të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës, ose të rrëzojë institucionet e saj më të larta. dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet”.

Pas luftës së viteve 1990, Bosnja u nda në dy rajone autonome: Republika Serbe dhe Federata e ndarë nga boshnjakët dhe kroatët, të cilët janë të lidhur nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit e vitit 1995 që i dha fund luftës krijoi gjykatën kushtetuese me juridiksion ekskluziv për të vendosur çdo mosmarrëveshje që lind midis entiteteve, midis shtetit dhe enteve ose ndërmjet institucioneve shtetërore.

Tre nga nëntë anëtarët e gjykatës emërohen nga presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjashtë nga parlamentet rajonale, kurse Asambleja e Republika Srbska emëron dy gjyqtarë serbë në gjykatë.

“Kjo është një gjykatë e njëanshme, inkuizicioni”, tha Dodik, i cili prej kohësh bën thirrje për shkëputjen e rajonit të tij nga Bosnja.

Dodik, i cili është vënë në shënjestër të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për përpjekjet e supozuara për destabilizimin dhe korrupsionin, ka kërcënuar vazhdimisht se do të shtyjë për pavarësinë e Republika Srpska.

Publikime te ngjashme