Hoti e Peci me kritika ndaj njërit tjetrit: “Qenka nxehur z. Peci – Për Avdullah manipulantin”

2 minutes, 12 seconds Read

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të premten ka ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor në Kosovë. Ndërsa, kritikat e tij i ka pasur drejt ministrit të Bujqësisë në vend, Faton Peci. E kësaj i ka reaguar vetë Peci me një shkrim në Facebook dukë shkruar “Për Avdullah manipulantin”, kurse vorteksi i reagimeve ka vazhduar prapë, ku Hoti i kundër-reagoi duke theksuar se “i paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes”

Ish-kryemisntiri i Kosovës, Avdullah Hoti i reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, duke theksuar se “i paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes”.

Hoti, të premten ka ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor në Kosovë. Ndërsa, kritikat e tij i ka pasur drejt ministrit të Bujqësisë në vend, Faton Peci.

Hoti i publikon shifrat e Doganës për rënien e prodhimit vendor: Të dhënat e tjera do ta demaskojnë mashtrimin dhe dështimin e qeverisjes
Hoti e ka thirrur ministrin e Bujqësisë që të zbusë krizën për bujqit, e jo të shkruajë ‘pamflet me tallje e cinizëm’. Një thirrje e tij për ministrin Peci erdhi pasi mosrritja e mbështetjes për bujqit, sipas Hotit, do të dëmtojë prodhimin vendor.

E kësaj iu kundërpërgjigj ministri më një postim në Facebook të titulluar “Për Avdullah manipulantin”.

“Nuk e keni dëgjuar asnjëherë Avdullahun duke diskuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim. Duke qenë se ke marrë rol aktiv në përpjekjen dëshpëruese me shifra manipulative (duke ju referuar çmimeve e jo sasisë se importit, në kohen e inflacionit global) më duhet të t’i përmend disa fakte”, ka shkruar Peci duke listuar “faktet e tij”.

E këtij reagimi të Pecit gjithashtu iu kundërpërgjigj Hoti duke thënë se “I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike”.

Hoti në këtë kundërpërgjigjeje i bëri një pyetje Pecit dhe Qeverise.

“E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime. Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA”, ka shtuar Hoti.

Publikime te ngjashme