14 viktima në Greqi, Turqi e Bullgari nga moti i keq, bllokohet Stambolli

0 minutes, 59 seconds Read

Greqia vazhdon të përballet me përmbytjet që prej fillimit të kësaj jave. Për të tretën ditë me radhë, reshjet kanë përmbytur shtëpi, biznese e makina.

Sipas mediave vendase, në Greqi, Turqi dhe Bullgari, numri i viktimave ka shkuar në 14, me ekipet e shpëtimit që kanë gjetur vetëm 7 trupa.

Veriperëndimi i Turqisë deri në kufi me Bullgarinë pothuajse janë përmbytur. Stambolli po ashtu po vuan jo vetëm nga shirat, por edhe bllokimi i një pjese të qytetit, ku lëvizja e qarkullimi automjeteve është thuajse i pamundur. Në Stamboll, sipas kryebashkiakut, 1750 shtëpi e biznese janë përmbytur.

Në Greqi, situata mbetet shqetësuese në Volos dhe Karditsa, pra kryesisht në perëndim, por edhe Athina u mbulua nga uji furishëm, duke e bërë të vështirë lëvizjen.

Në Bullgari, stuhitë e shiut vazhdojnë, sidomos në qytetet jugore të Detit të Zi. Numri i viktimave zyrtare është 4, por mund të jetë edhe më i lartë.

Ministri i turizmit, Dinkova tha se gati 4 mijë turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në restortet në bregun e Detit të Zi dhe problem mbetet transporti i tyre.

Publikime te ngjashme