PAMJE të tjera ekskluzive nga grabitja në Suharekë, kur hajnat e gjuajnë policinë dhe plagosin një polic

1 minute, 10 seconds Read

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur pas një grabitje me armë në një argjendari në qytetin e Suharekës.

4 persona të dyshuar kanë grabitur me armë një argjendari si dhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë me Policinë e Kosovës.

Ballkani.info ka siguruar pamje ekskluzive të momentit kur hajnat gjuajnë me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, ku edhe u plagos njëri prej tyre.

Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, kështu ka thënë për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 15:45 është marre informate se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër . Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 minuta kemi marr informatën se vetura e dyshimt është një veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi. /Ballkani.info.

Publikime te ngjashme