Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos.
Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.
Sulmuesi shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit, ku la të shtangur portierin e Fenerbahçes.
Zhegrova ka filluar sezonin e ri me këmbë mbarë, ku shënoi golin e parë në paraqitjen e parë për fanellën e Lille./Insajderi.org