“Zgjedhjet” në Rusi, ushtarët e armatosur dhe të maskuar futen në kabinat e votimit – kontrollojnë votuesit

0 minutes, 50 seconds Read

Analistja amerikane Ivana Stradner ka postuar në profilin e saj në X në video nga zgjedhjet në Rusi.

Se sa ka demokraci në këtë shtet, në krye të cilit gjendet Vladimir Putin, e dëshmon më së miri videoja e Stradnerit, ku shihen ushtarët e uniformuar, armatosur dhe me maska duke u futur në kabinat e votimit për të kontrolluar votuesi.

Në video votuesit shiheshin brenda kabinave, kur befasisht “vizitohen” nga ushtarët e maskuar që mbanin armë të gjata dhe me gjasë i kontrollonin nëse po votojnë për të “duhurin”.

Në anën tjetër në shumë vendvotime në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve por edhe të kutive, duke u munduar me çdo kusht të bojkotojnë zgjedhjet në këtë shtet.

E ata pak kandidatë që konsideroheshin si të “pavarur”, Vladimir Putini ka arritur t’i nxjerrë nga “loja”, ku autoritetet i cilësuan si të “padëshirueshëm” dhe se kanë kritikuar hapur luftën në Ukrainë.

Publikime te ngjashme