Zgjedhja e policit në kryesi të BIK në Pejë, deklarohen nga IPK e Policia e Kosovës

1 minute, 41 seconds Read

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Efraim Avdyli është zgjedhur anëtarë i kryesisë së Bashkësisë Islame në Pejë. Gazeta Injsaderi kishte raportuar nga burimet se Efraim Avdyli është polic Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë. Efraim Avdyli mori 38 vota nga procesi zgjedhor në KBI-Pejë që u mbajt para disa dite.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor nuk po shohin ‘elemente të ndonjë vepre penale’ apo ‘inicim të masave disiplinore’, lidhur me zgjedhjen e një zyrtari policor në kryesi të BIK’ut.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thuhet se ka kërkuar sqarim shtesë nga Zyra Ligjore në Prishtinë.

Zyrtari Policor për të cilin keni kërkuar sqarime, i njëjti ka përpilua raporte me shkrimë adresuar shefit të NJRKRR  pran DRP-Pejë, i cili menjëherë e ka konsultuar IPK-në dhe shefin e hetimeve të brendshme  të PK-së. Të njëjtit  kanë sqaruar se nuk ka elemente të ndonjë Vepre Penale apo inicimit të masave disiplinore, gjersa nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,  është kërkuar sqarim shtesë nga Zyra  Ligjore në kuadër DPP-Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.

Lidhur me rastin, edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar rastin por sipas tyre e kanë përcjell për trajtim për masë disiplinore në në Drejtorinë për Hetime të Brendshme në Policinë e Kosovës

Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka iniciuar një rast dhe të njëjtin, bazuar në autorizimet ligjore  e ka përcjellë për trajtim në aspektin disiplinor administrativ në Drejtorinë për Hetime të Brendshme në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjën e IPK’së për Insajderin.

Bashkësia Islame e Kosovës, këshilli në Pejë ditë më parë mbajti një takim të rëndësishëm. Aty u zgjodh edhe Kryesia e re e këtij këshilli.

Publikime te ngjashme