Zelensky e akuzon Rusinë për bombardimin e njerëzve të vet! Thotë se raketat ruse goditën shkollën në Kursk që po shfrytëzohej si strehimore nga civilët

0 minutes, 54 seconds Read

Ukraina dhe Rusia po fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e një shkolle, që është përdorur për strehimin e civilëve të moshuar në rajonin e Kursk të Rusisë që është pushtuar nga ukrainasit.

Katër persona humbën jetën dhe 84 tjerë u plagosën, pasi ekipet e shpëtimit i nxorën nga rrënojat e objektit të shkatërruar në Sudzha, që shërbente edhe si strehë për disa policë ukrainas.

Design Plus Carousel Ad

Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Fotografitë dhe videot shfaqin pasojat e sulmin që rezultoi me fatalitet për civilë.

Në një video shihen një civil i plagosur që trajtohet nga ekipet emergjente.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për bombardimin e popullit të vetë, në atë që Kievi po e cilëson si veprim të qëllimshëm për të akuzuar trupat ukrainase.

“Kjo tregon se sa është e etur Rusia për luftë në Sudzha të rajonit Kursk, ku goditi shkollën e mbushur me civilë”, tha Zelensky./Telegrafi

Publikime te ngjashme