Zelenksy lavdëron forcat ajrore pasi ju kundërpërgjigjën me sukses sulmeve me dronë që Rusia ndërmorri një natë më parë në gjithë Ukrainën!

0 minutes, 58 seconds Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar forcat e mbrojtjes ajrore të vendit të tij pas sulmit më të madh me dron të Rusisë në Kiev që nga fillimi i luftës

“Ju jeni heronj”, tha Zelensky, pasi komandantët ushtarakë thanë se shumica e të ashtuquajturve dron kamikaze të lëshuar nga Rusia u rrëzuan.

Megjithatë dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga mbeturinat.

Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj Kievit në javët e fundit, duke kërkuar të mposht mbrojtjen e kryeqytetit.

Sulmi brenda natës – sulmi i 14-të ajror i Rusisë në Kiev këtë muaj – erdhi ndërsa njerëzit e kryeqytetit përgatiteshin të festonin Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të qytetit më shumë se 1500 vjet më parë.

Në një demonstrim të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë, njerëzit shkuan në parqe, bare dhe restorante në kryeqytet për të festuar.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko më herët e përshkroi sulmin gjatë natës si “masiv”, duke thënë se dronët “po vinin nga disa drejtime menjëherë”./Telegrafi

Publikime te ngjashme