“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët rusë në përkrahje të ushtarëve të Prigozhinit, i duartrokasin dhe i përqafojnë (Video)

0 minutes, 45 seconds Read

Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.

Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit Wagner.

Një video tjetër, e shpërndarë në Twitter tregon se si ushtarët në momentin kur u përshëndetën me banorët në Rostov shkëmbyen përqafime.

Trupat e grupit Wagner kanë filluar të tërhiqen nga Rostovi, pasi kreu i tyre Yvgeny Prigozhin u dakordua që të ndalojë marshimin në Moskë.

Prigozhin tha se do të kthejë trupat nëpër baza.

Ai fillimisht kishte hyrë në qytetin Rostov, pastaj ka nisur marshimin drejt Moskës./Telegrafi

Publikime te ngjashme