Vuçiq:Nga nesër, nuk do të jem më kryetar

1 minute, 0 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë do t’ju bashkohem si president i SNS”, tha Vuçiq në mitingun “Serbia e Shpresës” në Beograd.

Ai tha se nga nesër Partia Progresive Serbe do të ketë dikë tjetër në krye ndërsa Vuçiq do të jetë vetëm “kryetar i të gjithë qytetarëve”, e jo kryetar i ndonjë partie politike.

Ai gjithashtu njoftoi se do të mbetet një anëtar “besnik” i SNS-it, raporton N1.

“Mos u shqetësoni, unë nuk do të shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se për Vidovdanin do të fillojë formimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin”, dhe se do të kërkojë nga SNS që të jetë “shtylla e gjithë kësaj”.

Ndryshe, Vuçiq ka mbajtur një tubim sot duke iu kundërvë protestave të përjavshme të qytetarëve të pakënaqur “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive.

Publikime te ngjashme