Presidenti i Serbisë del para popullit serb e rrëfen për takimin e Ohrit: “Mund t’i shkruaj 300 faqe vetëm për dje”

1 minute, 25 seconds Read

Aleksandër Vuçiq ka folur sot në mëngjes në lidhje me takimin e djeshëm në Ohër me kryeministrin Kurti dhe Bashkimin Evropian.

Vuçiq u shpreh se do të bëhej edhe më e vështirë për Serbinë pas gjashtë muajsh.

“Ajo çka ka rëndësi është se ne nuk varemi më nga vullneti i Prishtinë,” – u shpreh z. Vuçiq në komentet e përgjithshme të tij për Aneksin e djeshëm.

“Pse nuk nënshkrova? Për shkak të shumë gjërave. Serbia është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe për mua e ashtuquajtura Republikë e Kosovës nuk është shtet i pavarur…” – tha ai duke përmendur kritikën e Kurtit për mungesën e nënshkrimit të palës serbe.

“Pas çdo samiti dhe takimi, unë flas pa rrotulla rreth vijave të kuqe, që është se ne nuk do ta njohim Kosovën dhe se jemi kundër anëtarësimit të tyre në OKB. Kjo është arsyeja pse nuk nënshkrova!”i – vazhdoi tutje presidenti serb.

Vuçiq foli po ashtu edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas presidentit serb, Kurti erdhi dje në Ohër dhe tha se “e kemi planin e Ahtisaarit”. Ai shtoi se nuk e njihnin atë plan, dhe se ai nuk kishte të bënte asgjë me Asociacionin.

“Nuk po fsheh asgjë nga askush, prandaj edhe po ju them çdo detaj,” – tha z. Vuçiq në fjalën e tij.

Sipas tij, gjithë natën i kishin thënë “Hajde Vuçiq, nënshkruaj.”

“Mund t’i shkruaj 300 faqe vetëm për ditën e djeshme.” – vazhdoi tutje Vuçiq.

Publikime te ngjashme