epa10493975 Serbia's President Aleksandar Vucic (R) and High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell (L) at the start of a bilateral meeting ahead of a trilateral meeting with the prime minister of Kosovo for a EU-Belgrade-Pristina Dialogue at EEAS building in Brussels, Belgium, 27 February 2023. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Vuçiq: Është rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet, takohemi më 18 mars në Maqedoni

0 minutes, 54 seconds Read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ishte i gatshëm të pranonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Nuk e di nëse do të jetë në të ardhmen… Nga të gjitha historitë e mëdha, asgjë e veçantë, por është e rëndësishme që kemi biseduar”, tha ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se Kurti “ka ardhur në Bruksel me qëllim që të nënshkruajë diçka”, transmeton Demokracia.com.

“U ra dakord që ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë. Sido që ta shikoni, Asociacioni është në vendin e parë. Kam frikë se kjo është një pengesë”, tha Vuçiq.

“Këto janë obligime që duhet të përmbushen në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq pas takimit.

Vuçiq ka vlerësuar se kanë pasur një takim “të vështirë” dhe ka shtuar se është i bindur se do të ketë edhe shumë takime në periudhën e ardhshme.

“Më 18 mars duhet të takohemi në territorin e Maqedonisë së Veriut, pastaj Borrelli do të vizitojë rajonin”, tha ai.

Publikime te ngjashme