Vret bashkëpunëtorin para syve të djalit në SHBA – dhe më pas ulet të ushqehet në dyqan

1 minute, 10 seconds Read

Një video e tmerrshme kapi momentin kur një burrë qëlloi në kokë bashkëpunëtorin përpara djalit të tij të vogël brenda një dyqani në Buffalo – më pas me qetësi vazhdoi të ushqehej.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur brenda dyqanit në Broadway, pranë Sears Street, ku pamjet e kamerave kapën një burrë që me sa duket po kryente një blerje në “Sears Food Enterprise”.

Burri, punonjësi i dyqanit Abdul Hussein, 25 vjeç, dëgjohet duke u fjalosur me kolegun e tij, të identifikuar si Tawfaik Alsheari, 62 vjeç.

Gjatë tre minutave, Husseini shfaqet gjithnjë e më i shqetësuar ndërsa Alsheari qëndron afër me një djalë që besohet të jetë i tij, raporton nypost.

Më në fund, Huseini merr një pushkë dhe ngadalë i afrohet Alshearit ndërsa djali e paralajmëron babain e tij.

Huseini e qëllon një herë në kokë Alshearin dhe ai bie në tokë. Djali vrapon pas banakut përpara se personi i armatosur në mënyrë të pashpjegueshme të fillojë të shikojë raftet – me sa duket në kërkim të një rostiçeri.

Ai lanë duart, kap diçka për të ngrënë dhe ulet në një karrige ndërsa viktima mbeti në tokë.

Hussein u arrestua më vonë ndërsa u akuzua për vrasje. Ai pritet gjatë ditëve në vijim të del para gjykatësve në SHBA. /Telegrafi

Publikime te ngjashme