Zelensky përshkruan momentin më të vështirë – dhe kush e ka zhgënjyer gjatë luftës me rusët

1 minute, 41 seconds Read

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konfrerecnë për shtyp në kuadër të përvjetorit të parë të pushtimit rus në Ukrainë.

Lideri i Ukrainës ka pranuar pyetje prej gazetarëve dhe një e tillë ishte për momentet më të vështira që kishte gjatë luftës ndërsa salla heshti gjersa ai u përpoq të përgjigjej.

“Unë mendoj se Bucha”, tha ai dhe shtoi, “Momenti që ne e morëm kontrollin e Buchas. Ishte e tmerrshme. Ajo që kemi parë… djalli nuk është diku poshtë nesh – ai është mes nesh”.

Qyteti i Buchas, në rajonin e Kievit, ishte vendi i masakrimit të civilëve ukrainas dhe robërve të luftës.

Autoritetet ukrainase thonë se trupat e 458 personave u gjetën në një varr masiv pasi trupat ruse u larguan, raporton skynews.

Zelenskyy u pyet gjithashtu se ku gaboi më së shumti – dhe nëse dikush nga ekipi i tij e kishte zhgënjyer atë.

“Do të doja të filloja me atë që më zhgënjyen”, tha ai. “Të gjithë ata që u larguan më 24 shkurt… të gjithë ata që u larguan nga Kievi, të gjithë ata që po largoheshin nga qytetet dhe qytezat… të gjithë ata që duhej të luftonin për këtë vend, që duhej të kujdeseshin për sigurinë e këtij vendi”.

Në pyetjen e gabimeve, Zelensky tha se nuk e di, “unë jam duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, jam një person i gjallë dhe sido që të mendojnë disa, unë bëj zgjedhje, jam i bindur që herë pas here bëjë gabime. Ajo që është e rëndësishme për mua është të mos kem gabime të mëdga… ajo që është e rëndësishme është që nuk do të bëj asnjë gabim fatal”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale./Telegrafi

Publikime te ngjashme