Vrasje në Kijevë të Malishevës

0 minutes, 49 seconds Read

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në Kijevë të Malishevës.

Dyshohet se viktima është një 50-vjeçar.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka treguar në detaje për vrasjen e cila ka ndodhur në fshatin Kijevë-Malishëvë.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka thënë ai.

Sipas tij, rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

‘Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka potencuar Elezaj.

Publikime te ngjashme