Bien çmimet e naftës, Berjani: Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve

1 minute, 20 seconds Read

Në Kosovë ka vazhduar rënie e lehtë e çmimit të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se dizelli sot po shitet 1.26 cent Benzina 1.34 cent.

Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.70 centë teksa bëri të ditur se këto çmime kanë qenë edhe para katër viteve.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 centë. Nafta është liruar, tani edhe maketet duhet t’i ulin çmimet”, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë ma e lirë“, tha ai.

Teksa ka krahasuar edhe çmimet e derivateve në rajon, sipas tij, Maqedonia e Veriut prinë për çmimet me të lira.

“Pasi çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tani po qytetarët tanë janë duke u shërby me çmime ma të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore, që Berjani thotë se çmimin e dizelit e ka më të ulët se ne, për arsye se akcizën e ka më të ulët për 0.20 cent.

Çmimet në rajon ai tha se janë si në vijim: Kosovë Dizelli 1.26 €/ lit Benzina 1.34 €/lit Shqipëria* Dizel 1.59 €/lit Benzina 1.60 €/ Serbi Dizell 1.59 €/Lit Benzin 1.60 €/lit Mali Zi Dizel 1.41 €/lit Benzina 1.58 €/lit Bosnia* Dizel 1.30 €/lit Benzina 1.35 €/lit Maqedonia Veriore Dizel 1.17. €/lit Benzin 1.33 €/lit“, tha Berjani për Reporteri.net.

Publikime te ngjashme