Von der Leyen i jep fund çdo dyshimi: Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

2 minutes, 0 seconds Read

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024.

Kështu thotë, Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, në njëpostim në Facebook, teksa ka shpërndarë postimin e Von derLeyen, pas takimit të saj me krerët e shtetit të Kosovës.

“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi Ursula von der Leyen.

Një një konferencë për media, ajo përsëriti qëndrimin evropian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarja evropiane tha se draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët evropianë, është në qendër të bisedimeve për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur më herët gjatë vitit ndaj Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

“Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat [ndëshkuese]. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është krucial dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes [së BE-së]. Po punojmë në këtë drejtim. Këtu na duhen të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre, por është po ashtu kruciale që jo vetëm të ketë shtensionim të situatës por edhe të lëvizet në rrugën drejt BE-së”, tha von der Leyen.

Osmani ndërkaq tha se në takim me zyrtaren evropiane ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese, që BE-ja vendosi pas rritjes së tensioneve në veri në fund të majit.

Kosovës dhe Serbisë i është prezantuar një propozim për draft-statutin e Asociacionit, gjatë takimeve të diplomatëve ndërkombëtarë më 21 tetor. BE-ja ka thënë se ky propozim është një model evropian.

Publikime te ngjashme