Vizita në Kiev, Selimi: Ambasada e Ukrainës ma vendosi vizën në pasaportë të Republikës së Kosovës

0 minutes, 44 seconds Read

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Ukrainë. Në një intervistë në T7 i pyetur për mënyrën e udhëtimit, Selimi ka thënë se është pajisur me vizë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup.

Selimi ka treguar se viza i është vendosur në pasaportën e Republikës së Kosovës dhe sipas tij kjo mbase mund të konsiderohet “një njohje e vogël e realitetit”.

“Organizatorët më pyetën nëse kam dokumentacion të Shqipërisë. Por s’kam. Insistova të udhëtojë me të Kosovës. Ambasada e Ukrainës në Shkup ma dhanë vizën në pasaportën e Republikës Kosovës. Shkruan “country” Kosovo”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se “është mbase një njohje e dokumenteve nga Ukraina”

Publikime te ngjashme