Vizita e Ballistit në veri dhe fotografimi me pjestarë të njësive speciale të policisë së Kosovës “çmend” mediat serbe!

0 minutes, 55 seconds Read

Tifozi i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti, ka vizituar së fundmi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri.

Ballisti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, shkruan lajmi.

“Pika 31, Jarinje, Albanik, Mitrovicë, Kosovë, Shqipëri. Gjithmonë me djemt tanë” – ka shkruar në përshkrimin e fotografisë tifozi i mirënjohur shqiptar.

Ismail Morina ishte autori i lëshimit të dronit para nëntë viteve në mes të Beogradit në ndeshjen e asaj kohe mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndeshja e cila u ndërpre pasi huliganët dhe nacionalistët serbë “pushtuan” fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptarë.

Vizita e Ballistit në veri ka “çmendur” mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si provokim ndaj serbëve vizitën e Morinës.

“Lëshoi dronin e Shqipërisë së Madhe në Beograd, tani po provokon serbët në veri të Kosovës me një shef policie të armatosur” – thuhet në titullin e artikullit të Telegrafit serb.

Publikime te ngjashme