“Kallet” Irani, temperaturat shkojnë deri në 53 gradë

0 minutes, 43 seconds Read

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit ka arritur në 53 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.

Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë.

Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.

Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.

Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.

Publikime te ngjashme