Blogeri rus Vladlen Tatarsky i njohur si Maxim Fomin, është vrarë në një kafiteri në qytetin e dytë më të madh në Rusi – Shën Petersburg.
Deri më tani janë publikuar pamje të ndryshme, që pretendohet se shfaqen autoren e këtij sulmi vdekjeprurës.
Ajo madje u arrestua nga policia ruse dhe u pa duke u intervistuar e lidhur për radiatorë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihej duke u futur në kafiterinë ku ishte blogeri rus, të cilit ia dorëzoi një statujë të një ushtari me helmetë në kokë.
E kjo statujë duket se ishte mbushur me eksploziv, dhe që disa sekonda pasi ia dha i shpërtheu para syve dhe i mori jetën edhe disa tjerëve që ishin të pranishëm.
Një video e re pretendohet se shfaq momentin kur statuja shpërthen dhe e vret blogerin rus, që njihej si njëri nga propaganduesit më të mëdhenj të Moskës zyrtare./Telegrafi
‼️ The moment of the explosion in a cafe in St. Petersburg, the last seconds of the life of propagandist Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin)#Tatarsky puts the bust back in the box, the listener asks a question about the destruction of bridges in Ukraine, and at that moment an… pic.twitter.com/sbv3BAxA12
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023