U dënuan me nga dy vite burgim, çka përmban dosja e prokurorisë për Begajn e Hasanin?

2 minutes, 49 seconds Read

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj dhe ish-minsitrin Bajram Hasani, dhe i ka dënuar me burgim me nga dy vite e gjysmë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, dhe Faton Thaçi akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria pretendon se e kanë bërë në atë mënyrë që si persona zyrtarë kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik si dhe duke e shpallur këtë pjesë zonë me interes të veçantë.

Ndërsa Ahmet Rrahmanaj nga Prokuroria akuzohet për shpëlarje të parave në atë mënyrë që duke ditur se këto parcela janë blerë me aktivitete kriminale i ka transferuar dhe tentuar që t’i transferojë me qëllim të shmangies nga pasojat juridike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani atë kohe, në një mbledhje të Qeverisë kishte propozuar kolegëve në kabinetin qeveritar një pikë e cila pritej t’i kushtojë buxhetit të Kosovës me dhjetëra miliona euro.

Ministri Hasani para kabinetit qeveritar kishte paraqitur një kërkesë të Komunës së Malishevës për krijimin e zonës së veçantë ekonomike e cila shtrihet në tri fshatra: Banjë, Bellanicë dhe Senik.

Mirëpo, ky propozim i ministrit Hasani ishte kundërshtuar pikërisht nga ish-bashkëpartiakët e dikurshëm, ministri Abelard Tahiri dhe Besim Beqaj.

Sipas Abelard Tahirit, në atë kohë, Qeveria e Kosovës nuk mund të hyjë në këso obligime pa e ditur saktë koston e projektit për shpronësim, meqë në arsyetimin e tij, ministri Hasani nuk kishte përmendur fare koston e shpronësimit

E se për çfarë kosto bëhet fjalë, ministri Hasani i kishte thënë Gazetës Jeta në Kosovë se nuk e di këtë, pasi që sipas tij Ministria e Ambientit duhet ta bëjë vlerësimin, mirëpo për një gjë thotë se është i sigurt, që nuk do të kushtojnë shumë, raporton Kallxo.

Themelimi i kësaj zone të veçantë ishte propozuar të bëhet në komunë të Malishevës që prek tri fshatra, Banjën, Bellanicën dhe fshatin Senik.

“Saktësisht nuk mundem me folë, veç është diku mbi 50 hektarë”- ishte përgjigjja e Hasanit në atë kohë.

“Saktësisht nuk mundem me folë, veç është diku mbi 50 hektarë”- ishte përgjigjja e Hasanit në atë kohë.

E për këtë investim të madh të shpronësimit të mbi 50 hektarëve tokë private, ministri Hasani kishte thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se nuk e kishte diskutuar fare këtë temë me kryetarin e partisë së tij, Fatmir Limajn, ani pse zona ekonomike prekte edhe fshatin e tij.

Për Hasanin, nuk është problem kostoja, sepse sipas tij, kur është interesi madhor ekonomik, shteti duhet të marrë përsipër edhe koston e cila do të shërbente për punësim.

Ndërsa me të ardhë në pushtet, Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti kishte marrë vendim me të cilin e kishte anuluar vendimin paraprak të Qeverisë së kaluar për themelimin e “Zonës ekonomike të Malishevës”

Qeveria po ashtu kishte anuluar procedurat e shpronësimit të tokave në Banjë, Bellanicë e Senik.

Publikime te ngjashme