U bllokua nga SPAK: Shfaqet për herë të parë vila misterioze e Berishëve në Lalëz

3 minutes, 18 seconds Read

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit sot në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Teksa Malltezi ndodhej i mbyllur në kafazin e gjykatës, oficerët e Policisë Gjyqësore zbriten në terren për të ekzekutuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e 25 pasurive të tij. Një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ai ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit.

Dy oficerët kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe kryen procedurën e sekuestrimit.

Mëngjesin e kësaj të hëne (23 tetor) oficerët e Policisë Gjyqësore nisën punën në terren për kryerjen e sekuestrimeve. Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të ndiqet edhe procedura për pasuritë e  paluajtshme dhe tre kompanitë, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Report Tv sjell listën e pasurive që iu sekuestruan nga SPAK, dhëndrit të Sali Berishës. Bëhet fjalë për 25 pasuri, 16 prona të paluajtshme, 6 llogari bankare dhe 3 shoqëri. Sipas listës, 7 apartamente që do sekuestrohen ndodhen në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Disa prej pasurive të sekuestruara

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi; 25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

Publikime te ngjashme