Rohde porosi opozitës: “Jepni fund bllokadës, votoni marrëveshjet ndërkombëtare”

0 minutes, 37 seconds Read

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Rohde ka theksuar se projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi janë në rrezik. Ai ka kërkaur qasje konstruktive dhe që opozita t’i japë fund bllokadës.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në platformën “X”.

Publikime te ngjashme