Turqia dënon ashpër sulmin ndaj policicës në veri, bën thirrje për përmbajtje!

0 minutes, 35 seconds Read

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka dënuar sulmin e të dielës në veri të Kosovës, ku si pasojë ka vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë.

Po ashtu janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa është arrestuar njëri.

“Për të reduktuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është imperativ që gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të frenohen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të përkrahim procesin e dialogut”, thuhet nga MPJ e Turqisë.

Publikime te ngjashme