Triatlonistët e ngritën flamurin e Kosovës në Spanjë

0 minutes, 37 seconds Read

Sot u mbajt ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të triatlonit, disiplina duathlon, në Ibiza të Spanjës.

Përkundër problemeve që muajve të fundit ua nxori Spanja sportistëve kosovarë, me mos lejimin e simboleve shtetërore të Kosovës, ekipi i triatlonit i përbërë nga Albion Ymeri, triatlet dhe Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm, njëherit nënpresident i KOK-ut, bartën flamurin e shtetit në ceremoninë hapëse. Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) uroi që Spanja të ketë ndryshuar qëndrim në raport me sportistët kosovarë.
“Urojmë që Spanja të ketë ndryshuar qëndrim dhe të mos e përfshijë politikën me sportin”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Publikime te ngjashme