Ditë intensive në Kuvend: Nga intervistimi për bordin e RTK-së te projektligji për energjinë, ja agjenda e plotë

0 minutes, 56 seconds Read

Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pritet të zhvillohet një aktivitet i ngjeshur i komisioneve parlamentare, ku fokus kryesor do të jenë reformat në sektorin e energjisë, mbikëqyrja e financave publike dhe proceset e rekrutimit për organet drejtuese të institucioneve të pavarura.

Me nisje nga ora 09:00, Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së do të nisë fazën e intervistimit të kandidatëve potencialë. Paralelisht, Komisioni për Ekonomi do të analizojë në parim Projektligjin për Energjinë Elektrike, një dokument kyç për rregullimin e këtij sektori strategjik në vend.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ndërkaq, në orën 11:00, vëmendja do të zhvendoset te Komisioni për Buxhet, i cili do të shqyrtojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2027-2029, krahas raporteve vjetore të shpenzimeve të Kuvendit dhe atij financiar të Avokatit të Popullit për vitin 2025.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Legjislacion do të vijojë me procesin e vlerësimit, duke intervistuar kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme