Tifozët e Beshiktah bëjnë gjestin e veçantë: “Mbushin stadiumin me lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti”

0 minutes, 44 seconds Read

Një gjest i veçantë në mbështetje të fëmijëve të prekur nga tërmeti ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Besiktasit dhe Antalyaspor të dielën që lamë pas.

Tifozët e Besiktas hodhën njëherësh qindra lodra fëmijësh, si një donacion për vogëlushët e prekur nga tërmeti.

Kujtojmë se Turqia dhe Siria u goditën në datën 6 shkurt nga tërmeteshkatërrimtare, të cilët shkaktuan dëme të mëdha dhe më shumë se 50,000 viktima.

Në shenjë solidariteti, tifozët e Besiktashit e ndërprenë lojën me 4:17 orë, ora e saktë e tërmetit të parë, dhe mbushën fushën e blertë me lodra dhe kafshë prej pellushi.

Lodrat u shpërndanë para ndeshjes për tifozët pasi nisma u diskutua nga klubi dhe mbështetësit.

Publikime te ngjashme