Tërmeti i mbrëmshëm, pamje të lëkundjeve të tokës në Dragash

0 minutes, 50 seconds Read

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se Kosova është goditur nga një tërmet 4.0 shkallë të Rihterit në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkruan Mustafa.

E në një postim Facebook, “Gjithçka rreth Dragashit”, që publikon lajme rreth kësaj komune ka publikuar një video ku shihen dridhjet e tokës.

Publikime te ngjashme