Ushtarët amerikanë hipin në anije dhe kontrollojnë një tjetër cisternë që transporton naftë nga Irani (Video)

0 minutes, 34 seconds Read

SHBA-të kanë hipur në anije dhe kanë kontrolluar një tjetër cisternë, e cila thuhet se ka lidhje me Iranin.

Gjatë natës, forcat amerikane “kryen një ndalim detar dhe të drejtën e vizitës” në M/T Majestic X, transmeton Telegrafi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në një deklaratë online, SHBA-të thanë se anija po “transportonte naftë nga Irani, në Oqeanin Indian”.

Kjo është cisterna e dytë në rajon, larg Lindjes së Mesme, në të cilën SHBA-të kanë hipur dhe kontrolluar ndërsa vazhdojnë bllokadën e tyre.

Gjithashtu më parë kapi një cisternë iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.

Në shenjë hakmarrjeje, dje, Irani kapi dy anije në kanalin ujor dhe sulmoi një të tretë. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme