Tahiri për lëkundjet e tokës: Kosovarët t’i ndjekin informatat e Institutit Sizmologjik të Kosovës

0 minutes, 49 seconds Read

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka komentuar lëkundjet e tokës që sot janë ndier në Kosovës.

Ai ka bërë me dije se tërmeti ka ndodhur në Rumani, ndërsa në Kosovë janë ndier vetëm lëkundjet.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që për këto çështje të informohet vetëm më të dhëna të Instituti Sizmologjik i Kosovës.

“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, rreth orës 14:16 min, sipas kohës lokale, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 Rihter në Rumani. Gjatë këtijë tërmeti, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Faceboook”.

Publikime te ngjashme