Tahiri: Janari i 2024-ës mund të jetë muaji i eksodit nga Kosova

2 minutes, 0 seconds Read

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Kosova është në bllokadë pas sanksioneve të BE-së.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave, ai ka kërkuar heqjen e këtyre sanksioneve dhe të vendosen ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ndaj policisë së Kosovës.

“Theksova se Kosova është në bllokadë. Bashkimi Evropian vazhdon me sanksionet e veta. Mendoj që BE-ja duhet të veproj me sanksione ndaj Serbinë për sulmin terrorist që e sponsorizoi me 24 shtator. Në të kundërtën, BE-ja t’i heq sanksionet për Kosovën dhe se nuk ka logjikë që të ketë pozicion tjetër. Shpresoj që kjo çështje të diskutohet në Tiranë ku po mbahet Samiti i Berlinit. Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë për herët të parë në një vend jashtë vendeve të BE-së është lajm i mirë për shqiptarët, i cili meriton një vlerësim edhe nga Kosova”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shprehur shqetësimet e tij se janari i vitit 2024 mund të jetë janari i eksodit të shqiptarëve nga Kosova.

“Shqetësuese mbetet vazhdimi i humbjes së shpresës së të rejave dhe të rinjve që të qëndrojnë në Kosova. Janari i vitit 2024 mund të jetë janari i eksodit të shqiptarëve nga Kosova! Kryeministri Albin Kurti me shumicën më të madhe parlamentare, duhet ta venë gishtin në kokë dhe të mendojnë se si të krijojnë një perspektivë për të rinjtë.Qeveria Kurti po arrin ta përmbyll edhe një vit pa e vendosur një guri, pa e dhënë një shërbim, pa e rritë pagën në sektorin publik e privat, me bllokadë në sektorin e arsimit, shëndetësisë, të investimeve kapitale, e pa e bërë asnjë ligj, që të kujtohet se ka bërë diçka.”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se AAK-ja nuk ka kushte për Qeverinë, por vetëm kërkesa që janë “legjitime”.

“Kërkesa e parë është reflektimi te koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro, kërkesa e dytë ka qenë për pagën minimale në sektorin privat dhe e treta për skemat pensionale. Në kë aspekt, një lëvizje e AAK-së varet drejtpërdrejt prej lëvizjeve që i bënë Qeveria në kërkesat tona”, ka theksuar ai.

Publikime te ngjashme