Sulmohen fizikisht dy të rinj në sheshin e Mitrovicës Veriore

0 minutes, 28 seconds Read

Dy persona janë sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.

Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin.

Publikime te ngjashme