Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

0 minutes, 38 seconds Read

Dy zyrtarë policor janë sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 30.09.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fotografia: Ilustrim

Publikime te ngjashme