Për hyrje ilegale nga Serbia, Policia arreston pesë persona në Leposaviq

0 minutes, 56 seconds Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona në Leposaviq, pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT/ Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa në rastin tjetër, Policia njofton se ishin tre të dyshuar.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT/ Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info

Publikime te ngjashme