Sulmet ajrore në Gaza vrasin nëntë punonjës të Kombeve të Bashkuara në Gaza

0 minutes, 46 seconds Read

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë nëntë punonjës të Kombeve të Bashkuara deri më tani, sipas një deklarate nga UNRWA, agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së përgjegjëse për palestinezët dhe që vepron në Rripin e Gazës.

“9 persona nga stafi ynë janë vrarë në sulmet ajrore në Rripin e Gazës që nga e shtuna. Mbrojtja e civilëve është parësore, përfshirë edhe në kohë konflikti. Ata duhet të mbrohen në përputhje me ligjet e luftës.”, thuhej në një reagim në platformën X.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.

Publikime te ngjashme