Sukses i jashtëzakonshëm në Shqipëri, Rama: Arrestohen 233 shpërndarës droge, në shënjestër i kishin nxënësit

2 minutes, 31 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas megaoperacionit të zhvilluar nga Policia e Shqipërisë, i cili filloi që nga mbrëmë e zgjati deri në orët e para të mëngjesit, me ç’rast u arrestuan 233 shpërndarësve të drogës.

Rama tha se droga kishte në shënjestër nxënësit e shkollave, teksa njoftoi se janë shkatërruar 23 rrjete kriminale, të cilat i posedonin 233 të lartë cekurit.

“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

“SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave.

Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.

Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet.

🔴 SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT🔴 SUPEROPERACIONI I POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri👊👮‍♀️👮🏻‍♂️Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet👏👏👏👏👏#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted byEdi Ramaon Thursday, September 14, 2023

Publikime te ngjashme